Presidenti Hashim Thaçi nesër për vizitë pune në Maqedoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni dhe do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

Shërbimi qeveritar për shtyp sonte kumtoi se takimi në Qeveri do të jetë nesër paradite. Zaev dhe Thaçi do të kenë takim kokë-më-kokë, pas çka do të pasojë edhe takim bilateral të delegacioneve të të dy vendeve.

Pas përfundimit të takimit do të pasojnë deklarata për mediumet të presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Maqedonisë.

Marketing