Presidenti i Bayern paralajmëron bojkot ndaj Gjermanisë nëse Ter Stegen mbron para Neuer

Në debatin për se kush duhet të jetë portieri i parë i Kombëtares së Gjermanisë, presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, ka kërcënuar të dëmtojë “imazhin sportiv” edhe me një bojkot ndaj ekipit të DFB.

Marketing

Kur u pyetë nëse situata midis Manuel Neuer dhe Marc-André ter Stegen i kujton atij edhe rastin e vitit 2006 mes Lehmann dhe Oliver Kahn, Hoeness u përgjigj: “Jo. Por ne kurrë nuk do të pranojmë që të ketë një ndryshim”.

”Nëse kjo ndodhë, ne nuk do t’i dërgojmë lojtarët e Bayernit në ekipin kombëtar”.

”Ter Stegen është portier i mirë, por më i mirë dhe më me përvojë është Neuer”, paralajmëroi Hoeness.

Marketing