Presidenti i FIFA, Gianni Infantino ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale në botën e futbollit.

Pandemia Covid 19 ka bërë që të gjitha aktivitetet sportive në Evropë të suspendohen për kohë të pacaktuar.

Lidhur me këtë situatë ka komentuar edhe presidenti i FIFA, i cili ka bërë të ditur se nuk do të ketë futboll, derisa kushtet të jenë të duhura, duke insistuar se shëndeti është gjëja me rëndësishme.

“Prioriteti ynë, atë që do të tentojmë ta përcjellim është se shëndeti vjen së pari”, ka thënë Infantino.

“Asnjë ndeshje, asnjë kompeticion, asnjë ligë nuk është më me rëndësi sesa të rrezikosh jetën e një njeriu”, ka shtuar presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

Në shumë vende ekziston rreziku që të anulohen sezonet, edhe pse FIFA dhe UEFA insistojnë se në mundësinë e parë duhet përfunduar sezonet në fusha të blerta.

Megjithatë, fjalët e Infantino bëjnë të ditur se nëse kushtet nuk përmirësohen, sezonet edhe mund të anulohen, para se të rrezikohet.