Presidenti i Interit, Zhang: Conte një nga më të mirët

Presidenti i Interit, Steven Zhang beson se klubi i tij ka marrë një nga trajnerët më të mirë pas nënshkrimit me Antonio Conten.

Marketing

Interi ka fituar garën për të emëruar Conten pas disa muajsh spekulimeve.

Për këtë Zhang është i bindur se ish-trajneri i Juventusit do ta ngrit klubin në nivel më të lartë.
“Jam i sigurt se Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë”, ka thënë fillimisht Zhang për faqen zyrtare të klubit.

“Jam i sigurt se ai do të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë dhe të përmbushim misionin tonë, i cili gjithmonë ka mbetur i njëjtë: ta bëjmë këtë klub një nga më të mirat në botë”, përfundoi presidenti i Interit.

Ndryshe, Conte vjen si pasues i Luciano Spallettit, i cili u shkarkua dje (e enjte) pas dy sezoneve të kaluara në Giussepe Meazza.

Marketing