Presidenti i Kosovës Thaçi sot në Shkup, a do të takohet me Ivanovin?

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, ndërsa ajo që është paralajmëruar në media ai ka paraparë takimin zyrtar vetëm me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

Sipas agjendës së siguruar presidenti Thaçi i shoqëruar nga një delegacion qeveritar do të mbërrijë në Qeveri dhe do të pritet nga kryeministri Zaev rreth orës 10.00, ndërsa rreth orës 11.00 është paraparë konferenca e përbashkët për mediat.

Pas takimeve Thaçi – Zaev do të zhvillohet edhe takimi bilateral i delegacioneve të të dyja vendeve.

Presidenti Thaçi siç mësohet nuk do të ketë takim me homologun Gjorgje Ivanov, por pritet të takojë liderët e partive politike shqiptare.

Marketing