Presidenti i Kosovës uron Vitin e Ri: Të guxojmë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve.

Marketing

Në urimin e tij, Thaçi ka thënë se duhet guxim në të ardhmen pavarësisht frikës që mund të sjellë e tashmja.
Urimi i Thaçit

Të dashur qytetarë,
Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.

Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.
Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona.
Gëzuar 2019-ta!

Marketing