Presidenti i Milan pro rifillimit të sezonit

Presidenti i skuadrës së Milan, Paolo Scaroni, është shprhur pro rifillimit të sezonit.

Marketing

Kampionati italian, njësoj të gjitha kampionatet nacionale në Evropë, vazhdon të jetë i suspenduar.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që kalendaret sportive të futen në kaos, por presidenti i Milan beson se sezoni mund të rifillojë.

“Rifillimi i sezonit varet nga zhvillimi i pandemisë dhe nga autoritetet. Milan është një klub futbolli që preokupim kryesor ka lojën e futbollit”, ka thënë Scaroni, transmeton lajmi.net.

“Kështu, nëse ka masa sigurie për shëndetin, ne jemi pro rifillimit të sezonit”, ka shtuar presidenti i Milan.

Në Serie A thuhet të jenë së paku gjashtë skuadra kundër rifillimit të sezonit, me skuadrën e Brescia që është më e zëshmja.

Aktivitetet sportive në Itali pritet të rifillojnë më 4 maj.

Marketing