Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, për vizitë zyrtare në RMV

Presidenti slloven Borut Pahor sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.
Pahor, gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, si dhe do të mbaj fjalim para deputetëve.

Marketing

Është parashikuar që Pahor të vendosë kurorë lulesh në varrin e Goce Dellcevit.

Presidenti slloven nesër do të qëndrojë në Ohër, ku së bashku me presidentin Pendarovski do të marrë pjesë në një stërvitje e forcave speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampin e stërvitjes në ujë – Ohër.

Marketing