Presidenti i UEFA, Ceferin: 80% të kampionateve kompletohen

Aleksander Ceferin është shprehur optimist në komentet e fundit të dhëna mbi sezonin aktual.

Marketing

Ligat nacionale po përgatiten për rikthim në fushën e blertë. Bundesliga do të rikthehet nesër, kurse të tjerat planifikojnë ta bëjnë një gjë të tillë në muajin qershor.

Në anën tjetrë, ka edhe liga si ajo e Francës dhe Holandës që kanë vendosur t’i japin fund sezonit.

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin beson se ky sezon do të kompletohet në 80% të ligave nacionale.

“Ne kemi një plan konkret për përfundimin e sezonit në Evropë. Mendoj se shumica e ligave do të përfundojnë sezonet. Ato që nuk e bëjnë, është vendimi i tyre, por ata duhet të luajnë në kualifikuese nëse duan të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA”, ka thënë Ceferin.

“Mendoj se 80% të ligave do ta përfundojnë sezonin”, shtoi tutje presidenti i UEFA.

Mbetet të shihet nëse gjithçka do të shkojë sipas planit të Ceferin.