Presidenti i UEFA, Ceferin: Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës të përfundojnë më 3 gusht

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksandar Ceferin, ka hdënë disa detaje tjera rreth sezoneve të garave evropiane.

Marketing

Ceferin ka pranuar se ideja për ‘Play Off’ të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës janë një opsion, por ka shtuar edhe disa detaje.

Presidenti i UEFA insiston se të dy kompeticionet më të rëndësishme evropiane për klube duhet të përfundojnë deri më 3 gusht.

“Duhet të përfundojnë deri më 3 gusht, të dyja Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës. Është një situatë e jashtëzakonshme në të cilën jemi, kështu që duhen data fleksibile për ndeshjet”, ka thënë Ceferin.

“Nëse kriza përfundon më herët, ne mund të fillojmë sa më parë”, ka thënë presidenti.

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës mund të vendosen me ‘Play Off’, për të shkurtuar rrugën drejt fundit.