Presidenti irakian emëron kryeministrin e ri të vendit

Presidenti i Irakut, Barham Salih emëroi sot kryeministrin e ri të vendit, duke i dhënë fund krizës politike, e cila zgjati për më shumë se dy muaj, njoftoi televizioni shtetëror.

Marketing

Mohmmed Tawfiq Allawi do të udhëheqë qeverinë e vendit, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai ka afat një muaj që ta formojë qeverinë.

Ky njoftim vjen teksa irakianët po vazhdojnë protestat anti-qeveritare, të cilat kanë hyrë në muajin e katërt.

Në nëntorin e vitit të kaluar, ish-kryeministri Adel Abdul-Mhadi dha dorëheqje pas protestova për korrupsion dhe standardeve të jetesës. Pothuajse 500 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë, që prej se kanë nisur protestat.

Allawi citohet të ketë thënë se ai do të japë dorëheqje nëse blloqet politike në vend, do të imponojnë kandidatë për postet ministrore.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje protestuesve që të vazhdojnë të demonstrojnë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Allawi ka qenë ministër i Komunikimeve në qeverinë e ish-kryeministrit, Nuri al-Maliki.

Marketing