Presidenti Ivanov do të organizojë pritje për korin diplomatik

Presidenti Gjorge Ivanov sot në orën 19 do të organizojë pritje për përfaqësuesit e korit diplomatik, të akredituar në Maqedoni.

Marketing

Në pritjen diplomatike, që tradicionalisht e organizon presidenti me rastin e festave të fundvitit, janë paralajmëruar fjalime të presidentit Ivanov dhe doajenit të korit diplomatik, ambasadorit suedez Mats Stafanson.

Pritja për përfaqësuesit e korit diplomatik viteve të fundit ishte organizuar në Shkup, Strugë, Gjevgjeli, Manastir dhe në Berovë.