Presidenti konsensual është vendosur Oliver Spasovski?

Sipas burimeve të qeverisë, dje në mbrëmje u mbajt një takim mes Zaevit dhe Ahmetit. Tema kryesore e diskutimit ishte kandidati i përbashkët për president, ku Zaev këmbënguli që për President konsensual të propozohet ministri Oliver Spasovski si mik i afërt i tij. Por sipas informatave të brendshme Ahmeti nuk ka pranuar, në qoftë se nuk pranohen disa kushte të tij, shkruan portali Magazin.

Marketing

Sipas portalit, Zoran Zaev propozoi Spasovskin por Ahmeti nuk pranoi, Ahmeti ke4rkoi që të plotësohen disa kushte të tij dhe të bëhen “bardh e zi”.

I pari i kusht ishte se, në qoftë se ata mbështesin aktualisht ministrin e brendshëm Oliver Spasovski, në vitin 2024 të garantohet se president do të jetë shqiptarë.
Kushti i dytë i Ahmetit ishte se në qoftë se Spasovski bëhet komandant suprem i ushtrisë, udhëheqësia të jetë shqiptare nga radhët e BDI-së. Për këtë kërkesë, Zaev nuk ka kundërshtuar dhe tha se do ta përmbushë të njëjtën.
Kërkesa e tretë e Ahmetit ishte emërimi i një shqiptari për kreun e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Ku propozoi emrin e Fatmir Besimit.

Për pozicionin e guvernatorit, por edhe për kërkesën që në vitin 2024 të zgjidhej kandidat shqiptare për presidentin Zaev nuk dha garanci konkrete, duke justifikuar që kjo do të duhet të diskutohej në Komitetin Qendror të partisë.
Sa i përket gjasave, Oliver Spasovski ka perspektivën më të madhe për pozitën e kandidatit, ndërsa pjesa tjetër – Stevo Pendarovski, Radmila Sekerinska dhe Nikola Dimitrov, ka të ngjarë të mos jenë fare në lojë.

Marketing