Marrëdhëniet e përgjithshme midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë, të cilat karakterizohen me miqësi të sinqertë  dhe mirëkuptim të ndërsjellë, shënojnë zhvillim pozitiv me diaolog të vazhduar, kanë konstatuar presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadori shqiptar Fatos Reka në takimin e sotëm në Shkup

Presidenti Pendarovski, informojnë nga Kabineti i tij, ka theksuar se në të ardhmen të dyja vendet duhet të përkushtohen në avancimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe rritjen e shkëmbimit tregtar, si dhe në realizimin e projekteve infrastrukturore të cilat i lidhin Maqedonisë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lidhur me proceset integruese evropiane, Pendarovski ka theksuar se nevojitet që Bashkimi Evropian t’i valorizojë përpjekjet e të dyja shteteve përmes përcaktimit të datës për fillimin e negociatave inkuadruese. Kjo do të kontribuojë për konsolidim rajon shtesë dhe bashkëpunim midis vendeve, ishte potencuar në takim.

Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndajnë qëllime identike të jashtme. Të dyja vendet janë përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në suaza të nismave rajonale.

Ambasadori Reka uroi presidentin Pendarovski për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në punë, duke shfaqur bindje se avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët. (koha.mk)