Presidenti Pendarovski për vizitë pune në Austri

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë, ku para pallatit Hofburg do të pritet nga presidenti federal, Aleksander Van der Belen.

Marketing

Pendarovski, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të realizojë takime bilaterale me kancelaren federale, Brigit Bierlejn dhe me kryetarin e Këshillit nacional të Parlamentit federal të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka.

Në kuadër të vizitës, Pendarovski do të mbajë edhe ligjeratë në Akademinë diplomatike në Vjenë me temë “Marrëveshja e Prespës – Zgjidhja jotipike e një kontesti në Ballkan”.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska.

Marketing