Presidenti Pendarovski sot në Tiranë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në Tiranë Pendarovski do të pritet nga krerët e lartë shtetëror dhe me nderime ushtarake nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Kuvendit, Gramos Ruçi.

Marketing

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, Pendarovski në Tiranë do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Samitin e Paqes në Evropën Juglindore nën organizimin e Federatës Universale për Paqe.

Marketing