Presidenti Thaçi takim zyrtar me ambasadorin Grenell, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do të ketë një takim zyrtar me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Marketing

Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Thaçi gjatë ditës ka udhëtuar për Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Lajmi.net ka raportuar se në të njëjtën ngjarje Thaçi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Po ashtu, në këtë konferencë është raportuar se do të nënshkruhet marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës.

Marketing