Presidenti Thaçi udhëton për në Zvicër, merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.

Marketing

Presidenti Thaçi nesër do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

Presidenti Thaçi do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Po ashtu, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në darken zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos.