Presidenti tregon nëse Khabib do të mbetet në UFC

Khabib do të mbetet në UFC pavarsisht paralajmërimeve publike se mund të largohet nga kompeticioni në rast se dënohet ndonjëri prej ekipit të tij pas incidenteve të fundit.

Marketing

Në Las Vegas, këtë muaj, Nurmagomedov mposhti McGregor, dhe pas duelit, ekipi i Khabib sulmoi McGregor në kafaz, ndërsa rusi sulmoi ekipin e irlandezit.

Por, presidenti i UFC, Dana White ka bërë të ditur se Khabib do të mbetet në UFC.

”Punët qëndrojnë mirë me Khabib. Ju jeni ende duke u marrë me këtë incident”, tha White për TMZ.

”Kjo ndodhi disa javë më parë. Dhe shumë gjëra kanë ndodhur në UFC brenda këtyre javëve në UFC”.

”Natyrisht, Khabib ishte paksa i pakënaqur, por mundësit janë paksa emocional në situata të tilla. Por, Khabib është njeri i mirë dhe ne gjithmonë kemi pasur raporte të mira me të”.