Presidentja kroate ndan fanellat e kombëtares në Bruksel, shikoni reagimet e Trump dhe May

Presidenti kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic shfrytëzoi takimin e NATO-s në Bruksel për t’iu dhuruar liderëve botërorë fanellën e ekipit të vetë kombëtar.

Marketing

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk mund të fshehte kënaqësinë me rastin e marrjes së dhuratës.

Duke gjykuar nga fotot e presidentit amerikan, duket se u nda i lumtur me këtë rast, me ç’rast i dhuroi edhe një buzëqeshje të parës së shtetit kroat.

Por, Kitarovic nuk u ndal me kaq pasi që një të tillë i dhuroi edhe kryeministres britanike, Theresa May, e cila e pranoi me një buzëqeshja të thartë.

Kolinda, që ka ndjekur dy ndeshjet e mëparshme të Kroacisë në Kupën e Botës në futboll, nuk ishte në gjendje ta shikojë ndeshjen gjysmëfinale sepse ishte në darkë pune me përfaqësues të anëtarëve të NATO-s.

Kroacia pas fitores ndaj Anglisë në finale do të takohet me Francën.