Në Prespën në anën greke gjithçk është gati që sot të vendoset nënshkrimet në marrëveshjen historike për ti dhënë fund kontestit mbi 25 vjeçar të emrit.

Skena është bërë gati dhe se fotot e reporterit të INA tregojnë se të gjitha punimet janë kryer dhe se nesër vetëm pritet firmosja e marrëveshjes në orët e mëngjesit. Sipas orës lokale greke, delegacionet qeveritare të Maqedonisë dhe Greqisë në orën 10.30 do të nënshkruajnë marrëveshjen.

Nga pala e Shkupit do të nënshkruajë ministri i jashtëm Nikola Dimitrov , ndërsa në ate greke, Nikos Kotzias,
ndërsa përkrahë tyre do të jenë kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Në marrëveshjen me 20 pika përcaktohet emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut si zgjidhje erga omnes, me përdorim të përgjithshëm.
Gjuha: macedonian (me fusnotë – gjuhë nga familja sllave) Nacionaliteti: macedonian/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kodi nacional: NMK (në targa)

Pjesë e ceremonisë janë edhe mysafirët special:

Mediatori i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic përfaqësuesja e Lartë e BE, Federika Mogerini eurokomesari për zgjerim, Johanes Han zv/sekretarja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Rozmari Di Karlo

Afatet e implementimit

Qeveria – të hënën i jep dritë jeshile marrëveshje në formën e ligjit për ratifikim të saj Kuvendi – marrëveshja pasdite hyn në procedurë parlamentare

Referendumi – shtatori muaji i paralajmëruar (INA)