Presidenti Stevo Pendarovski, i cili ndodhet për vizitë dyditëshe në Paris, mbrëmë mori pjesë në darkën për shefat e shteteve dhe qeverive, organizuar nga presidenti francez në prag të Forumit paqësor të Parisit që do të mbahet sot dhe nesër.

Sot presidenti do të marrë pjesë në forumin paqësor, ku do të ketë fjalim para pjesëmarrësve dhe në të cilin do të flasë për sigurinë rajonale, paralajmërojnë nga kabineti i tij.

Në margjina të Forumit të Parisit, Pendarovski do të duhej të realizonte edhe takim bilateral me Emanuel Makron, si dhe me kancelaren austriake, Brigit Bierlejn, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh dhe me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov.

Forumi paqësor i Parisit ka për qëllim të hapë debat për sfidat e mëdha globale të sigurisë me ekspertë, profesorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare, ministra dhe shefa të shteteve dhe qeverive.

Emanuel Makron do ta hapë Forumin sot në ëngjes, së bashku me kryetaren e zgjedhur të Komisionit evropian, Ursulla fon der Lejen, kryetarin e Republikës Demokratike të Kongos, Feliks Çisekedi dhe nënpresidentin e Kinës, Vang Çishan.

Pjesëmarrës të Forumit janë edhe presidenti serb,, Aleksndar Vuçiq, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas, shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, por edhe Aleksandar Soros, djali i Xhorxh Sorosit.

Takimi bilateral me Makronin vjen disa javë pas vetos franceze për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe kërkesën e Francës që të ngrihet zgjerimi derisa nuk reformohet përbrenda Bashkimi Evropian. .

evn