Prezantim madhështor i Hazard, megjithatë belgu nuk thyen dot rekordin e Ronaldos

Eden Hazard u prezantua para tifozëve të Real Madridit, duke u konfirmuar si ylli i tyre më i ri.

Marketing

Pritje madhështore për belgun, që tej mbushi shkallët e “Santiago Bernabeu” dhe mori vëmendjen e të gjithë medieve sportive, në mbarë botën.

Gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar sepse rekordin për pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve në “Bernabeu” e mban Cristiano Ronaldo. Plot 70 mijë tifozë e kanë ndjekur nga afër prezantimin e portugezit në vitin 2009, ndërsa për belgun kanë shkuar 50 mijë tifozë të “Los Blancos”.

Marketing