Prezantimi i prioriteteve të kryesimit rumun me BE-në para Qeverisë

Me prezantimin e prioriteteve të Rumanisë gjatë kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian, që do ta mbajë ambasadori rumun në Republikën e Maqedonisë, Stefan Gorda, do të hapet seanca e sotme e 116-të qeveritare.

Marketing

Në rend të ditës të seancës janë edhe shumë pika të Programit për punë edhe nga interesi i qytetarëve, siç është sjellja e vendimit në lidhje me Informacionin për nevojën e sigurimit të mjeteve financiare për realizimin e projektit “Ndërtimi i hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë”, që do ta prezantojë Ndërmarrja publike Infrastruktura Hekurudhat e Maqedonisë.

Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit, në këtë seancë qeveritare do ta prezantojë Programin e saj për punë dhe plan financiar për vitin 2019, ndërsa në propozim të Agjencisë për rini dhe sport, Qeveria do ta shqyrtojë Propozim-programin për ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve sportive për këtë vit.

Anëtarët e Qeverisë do të diskutojnë edhe për Informacionin e Programit të Reformave ekonomike 2019-2021, të Ministrisë së Financave.

Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së RM-së do ta propozojë në miratim Propozim-programin për zvogëlim të aerondotjes për vitin 2019, ndërsa në Propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në seancën e Qeverisë do të gjinden Propozim-programi vjetor për mbrojtje të natyrës për vitin 2019, dhe Informacioni për mbështetje të iniciativës për shpallje të Jabllanicës për rajon malor mbrojtës.

Marketing