Priebe: BE-ja të nis bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë

Nismëtari i reformave në gjyqësi dhe anti-korrupsion në Maqedoni, Reinhard Priebe në tribunën e Bundestagut gjerman tha se vendi duhet të “shpërblehet” nga BE-ja edhe nëse ndodh të mos shkojnë sipas planit ratifikimet e planifikuara të Marrëveshjes së Prespës vitin e ardhshëm.

Marketing

“Nëse në Greqi për arsye të ndryshme nuk ratifikohet Marrëveshja e Prespës, BE-ja duhet të jetë inkurajuese dhe të hap bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë, pavarësisht kontestit të emrit”, tha Priebe.

Sipas nismëtarit, Maqedonia duhet të mbetet e motivuar t’i propozojë reformat.

Marketing