Priebe në Shkup: Duhet të ripërtërihet besimi në institucionet gjyqësore

Eksperti evropian Reinhard Priebe, prej 5 deri 7 dhjetor ka qëndruar në Shkup me grupin e tij, me të cilët kanë vlerësuar gjendjen e sundimit të së drejtës në vitin 2015 dhe 2017.
Priebe ka dashur të mbikëqyr zbatimin e rekomandimeve që i ka dhënë grupi për reforma gjyqësore. Ai ka realizuar takime me akademikë, gjykatës dhe prokurorë, prej të cilëve ka kërkuar të punojnë në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit.

Marketing

“Priebe mes tjerash ka theksuar nevojën për paketin e radhës në Ligjin për gjykatës dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor, që të përmbajnë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ekspertëve të BE-së. Priebe edhe një herë e ka theksuar nevojën që të ripërtërihet besimi në institucionet gjyqësore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Priebe do ta informojë Komisionin Evropian për përgatitjen e raportit të ardhshëm për Maqedoninë, i cili pritet të publikohet në pranverën e vitit 2019.

Marketing