Prilep, sanohen varrezat ushtarake gjermane (Video)

Të vjetra, të zbehura dhe të lëna në harresë. Kështu duken pllakat e varrezave gjermane në Prilep. Gjatë periudhës së kaluar, 20 nxënës nga Gjermania dhe 7 nga Prilepi, për herë të parë punojnë bashkë në një projekt për pastrimin dhe caktimin e varrezave në Manastir dhe Prilep. Ata së pari e pastruan ngjyrën e vjetruar nga gdhendja në gur.
Dhe vendosën ngjyrë të re.

Marketing

Pastaj e hoqën ngjyrën e tepërt dhe e lanë të thahet, me qëllim që ky vend të dëshmojë për të kaluarën, e cila nuk duhet të përsëritet kurrë më.

“Synimi i këtij projekti është se fatet e këqija të këtyre ushtarëve duhet të na rikujtojë se gjithmonë duhet ta rruajmë paqen”, tha Maja Panoska – Prilep.

Projekti është financuar nga vetë pjesëmarrësit dhe nga Shoqata për mirëmbajtjen e varrezave ushtarake gjermane nga Kaselli i Gjermanisë. Motivi kryesor për këtë aktivitet është respekti ndaj atyre që e kanë dhënë jetën e vetë.

“Projektin e kemi filluar qysh në vitin 1993. Me të vërtetë është shumë i suksesshëm dhe më vjen mirë që në të përfshihen shumë të rinj. Kemi qenë edhe në Bullgari, por në Maqedoni jemi për herë të parë. Këtu është e mrekullueshme dhe shpresoj se do të kthehemi prapë”, u shpreh Hubert Hobs – profesor nga Gjermania.

Nxënësit nga Gjermania tashmë 23 vjet po punojnë me varrezat gjermane në mbarë Evropën Lindore.
“Ne jemi këtu për t’i përditësuar emrat në pllakat, që nuk lexohen mirë. Me të vërtetë është interesante të bëhet kjo. Të lëmë një kujtim për atë që ka ndodhur – kurrë të mos përsëritet”, tha Janek nga Gjermania.

E gjithë kjo nismë është ideja e profesoreshës Manuela. Ajo shpreson se projekti do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.
“Nisma ime në bashkëpunim me Shoqatën për mirëmbajtjen e varrezave ushtarake gjermane në Kasell të Gjermanisë, ishte shumë e mirëpritur. Ata shprehën dëshirë të vijnë këtu dhe të punojnë në varrezat. Dëshira e tyre ka rrjedhur nga ajo se ata ndjenjë ndonjë lloj nevoje, gjegjësisht respekt ndaj atyre që e kanë dhënë jetën këtu dhe janë varrosur këtu”, u shpreh Manuela Koteska – Koordinatore e projektit.

Para më shumë se 100 vjet, në Luftën e Parë Botërore, në të ashtuquajturin Fronti Ballkanik, i cili shtrihej në mes të territorit të sotëm të Maqedonisë, ushtarët gjermanë dhe francezë u përleshën me armiqtë. Shumë ushtarë të rinj nga të dyja anët, e humbën jetën në luftimet e ashpra. Ata janë varrosur në varrezat ushtarake në Prilep dhe Manastir. Në Prilep, janë varrosur mbi 1 800 ushtarë nga tetë kombe, shumica e të cilëve, respektivisht 1.683 janë Gjermanë.

E KALUARA TË JETË MËSIM PËR TË ARDHMEN , SANOHEN VARREZAT USHTARAKE GJERMANE NË PRILEP

E KALUARA TË JETË MËSIM PËR TË ARDHMEN , SANOHEN VARREZAT USHTARAKE GJERMANE NË PRILEP

Publiée par TV21 sur Dimanche 22 juillet 2018