“Princi” i Juves: Nuk e kuptova kurrë pse Pogba u kthye në Man United

Nëse Claudio Marchisio do të kishte një buxhet të pakufizuar në dispozicion, për merkaton e Juventusit, ai do ta shpenzonte një pjesë të mirë të parave për kthimin e Pogba:

Marketing

“Kjo është e vështirë…, le të shohim. Isha shumë i impresionuar nga De Jong, por tani e ka vendosur të ardhmen. Do të doja ta shihja De Bruyne, ose Hazard në Itali, por duket e vështirë për mua, kështu që them Pogba.

“Juventusi do të kishte nevojë për një mesfushor si ai, për t’i dhënë më shumë shtysë në fazën sulmuese. Pastaj, sinqerisht nuk e kuptova kurrë zgjedhjen e tij për të shkuar në Manchester, ku tashmë kishte qenë. E kuptoj, janë paratë në mes, por nëse mendonte për një evolucion të karrierës së tij, atëherë duhej të zgjidhte Spanjën”.

“Princi”, sikurse e kishte nofkën si lojtar bardhezi, shpreson që Dybala të qëndrojë te Juventusi dhe të mos sakrifikohet në merkato. Dy fjalë i ka edhe për blerjen e mundshme të Icardit:

“Unë jam i çmendur për Paulon, shpresoj të mos shitet kësaj vere. Ky do të ishte gabim, sepse ka talent të madh. Icardi? Është një Trezegue i ri, sinonim i golave. Ashtu si Davidi është shumë i varur nga ekipi. Icardi dhe Dybala do të bënin një çift të mahnitshëm në fushë. Megjithatë, Mauro duhet t’i përshtatet Juventusit dhe stilit të tij”.

E ardhmja e stolit të Juventusit do të vendoset në takimin e sotëm mes Andrea Agnelli dhe Massimiliano Allegri. Nëse do të flitet për zëvendësuesin e trajnerit livornez, Claudio Marchisio, mesfushori që kaloi 25 vite te Juventusi, qysh fëmijë deri verën e vitit të kaluar, e ka në mendje emrin ideal.

“Jurgen Klopp. Më pëlqen loja e tij aq shumë, edhe mënyra si e interpreton futbollit. Ai do ta bënte futbollin italian shumë më të mirë. Edhe nëse qëndron Allegri, unë nuk do të shihja ndonjë gjë të keqe, sepse ai është një trajner, që gjithmonë fiton në Itali”.