Zjarrfikësit e Las Vegasit kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Ata janë detyruar që ta bëjnë një njoftim të tillë, pasi që një djalosh i vogël është djegur nga uji nga zorra në kopsht.

Siç mësohet, uji që kishte qëndruar në zorrë ishte ngrohur mjaft shumë dhe pastaj aksidentalisht djali i vogël ishte spërkatur me atë ujë.

“Këtu në Las Vegas, një zorrë kopshti e ekspozuar në nxehtësi gjatë verës mund ta ngrohë ujin deri në 60 gradë celcius. Lëreni ujin të ftohet para se të spërkatni fëmijët apo kafshët”, thuhet në njoftimin e zjarrëfikësve, bashkë me foton e fëmijës së djegur.

Andaj duhet të keni kujdes gjithmonë me ujin dhe zorrët gjatë verës, sepse mund të shkaktojë djegie, sidomos tek ata që janë më të ndjeshëm – kafshët apo fëmijët.