Prindërit “kërcënojnë” ministrin Filipçe: Vaksinat e juaja janë vet epidemia, do të thërrasim në padëgjueshmëri qytetare!

Në një faqe në Facebook „Здравје со игла не влегува“ ku ka rreth 5600 mbështetës, disa nga prindërit kanë dërguar ankesa drejt ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

Aty mes tjerash është edhe një letër e hapur nga një prind, ku kërcënon se do të thërrasë në padëgjueshmëri qytetare, gjegjësisht nuk do të paguajnë taksa, dhe paralajmëruan se do të hapin edhe çerdhe e shkolla, ku do të mund ti vizitojnë fëmijët e tyre.

Këta prind habiten se si mundet në të gjithë Europën këta vaksina janë zgjidhje e prindit, nëse do ta vaksinojë fëmiun ose jo, e vetëm këtu në Maqedoni janë të patjetërsueshme. Prindërit akuzojnë se pikërisht këto vaksina janë epidemi.

Rikujtojmë se vaksinimi i fëmijëve është bërë i patjetërsueshëm dhe ministri Filipçe ka paralajmëruar se do të dënohet të gjithë ata prindër që nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre, dhe se të njejtit nuk do të pranohen nëpër çerdhe dhe shkolla.