????????????????????????????????????

Në Mbledhjen e 17-të të Komisionit për Çështje Evropiane me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit z. Artan Grubi, ishte prezantuar Programi dhe prioritetet për punën e Kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, në periudhën korrik – dhjetor 2018, nga ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, znj. Renate Kobler.

Ambasadorja Kobler, i përshëndeti arritjet historike të Maqedonisë në lidhje me ratifikimin e marrëveshjeve me Bulgarinë dhe Greqinë, si dhe angazhimet e Qeverisë për zbatimin e reformave të BE-së. Duke folur për prioritetet austriake, theksoi se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet të jetë detyrë prioritare për Austrinë, por se si kryesues me BE-në vendi do të përkushtohet edhe në çështjet serioze si zbatimi i të dyja agjendave evropiane për siguri dhe për migrim, luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zbatimin e strategjisë globale të BE-së, etj.

Në fjalimin hyrës kryetari i Komisionit, z. Grubi, falënderoi për përkushtimin e kryesimit paraprak të Bulgarisë për integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mbështetjen e deritanishme austriake të vendit tonë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, në kornizat e treshes së BE-së me Estoninë dhe Bulgarinë, e cila edhe më tepër do të na nevojitet në gjashtë muajt e ardhshëm, gjatë kryesimit të saj me BE-në.

Grubi theksoi se përkushtimi ynë për rrugën drejt BE-së, u dëshmua përmes përmbushjes konsensuale të të gjitha reformave prioritare, rrumbullakësimit të pjesës normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Republikën e Bulgarisë, Marrëveshjes për kontestin me emrin me Republikën e Greqisë dhe ratifikimin e saj në Kuvend, por edhe vërtetimi i dytë dhe përfundimtar i kësaj marrëveshjeje e cila do të jetë pas tri ditësh në Kuvend. Grubi tha, se tërë kjo është arritur me flijim dhe përkushtim të madh, me ç’rast u shpreh i gatshëm për përfundimin e rrugës së filluar.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, z. Bujar Osmani, foli për aktivitetet e projektuara të deritanishme dhe të ardhshme qeveritare, në lidhje me realizimin e tyre, me vështrim në reformat prioritare, të cilat i kërkon BE-ja prej nesh.

Në lidhje me temën, fjalime të tyre patën edhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, koordinatori i LSDM-së, z. Tomisllav Tuntev, koordinatori i BDI-së, z. Ejup Alimi dhe përfaqësuesi i BESA-s, z. Afrim Gashi. U potencua rëndësia e Parlamentit, si vend ku edhe pozita edhe opozita duhet të punojnë bashkërisht, me qëllim të mbahet dialogu konstruktiv i cili është i domosdoshëm të vazhdohen reformat në sferën e sundimit të së drejtës, shërbimeve të sigurisë, administratës publike dhe ekonomisë funksionale të tregut.

Në mbledhje ishin ftuar dhe ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, korit diplomatik dhe mediet.

Artikulli paraprakPas Sarandave, do të nisen Vlorat e Kosovës, janë gjithsej 7 mijë me këtë emër
Artikulli tjetërNdryshon përsëri Instagram, tash mund ta bëni edhe këtë