Prishet “martesa” mes ASH dhe AAA. Gashi e do pushtetin, Sela në opozitë (VIDEO)

Rezultati i ngushtë mes partive politike në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, si duket do të vështirësojë kombinatorikat e partisë parë fituese në Maqedoni. Edhe pse kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pezulloi të gjitha aktivitete politike dhe se bisedimet për formimin e qeverisë së re, sipas tij, nuk do të zhvillohen para 2 gushtit. Mirëpo, në opinion fliten kombinatorikat për përbërjen e re qeveritare. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një deklaratë për Klan Kosova thotë se jemi të gatshëm të hyjmë ne qeveri, por jo me çdo çmim, shkruan Albanews24.

Marketing

”Ne mendojmë se, nëse prej neve varet stabiliteti i qeverise, ne do hynim, por varet kushtet cilat do të jenë. A do të realizohet platforma jonë dhe të shohim çfarë formati mund të jetë ajo qeverisje”, ka deklaruar Gashi në një prononcim për Klan Kosova.

Gashi ka theksuar se partia e tij nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së re me çdo çmim, vetëm sa për ta ndihmuar një parti për qëllimet e veta.

https://www.facebook.com/b3907be1-724a-4e5a-8830-ac4f9624f778
Marketing