Një person i dyshuar pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten e tij, e ka kanosur këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, personi i dyshuar për kanosjen ndaj bashkëshortes është arrestuar nga Policia dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në burg për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, i njëjti e kishte kanosur. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar Policia.