Prishtinë, banorët zgjohen në mëngjes, i gjejnë makinat në gropë

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë është shembur dheu afër një punishtes ku po ndërtohet një objekt. Qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar nga madhësia e gropës që shkon deri në 7 metra e gjatë dhe më shumë se një metër e gjerë.
Disa makina që ishin të parkuara aty pranë kanë rënë brenda në gropë.

Marketing

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, konkretisht nga ora 05:00 e mëngjesit. Deri më tani janë lajmëruar gjashtë raste në zonën e shërbimit, rrjedhje të ujit”, ka deklaruar zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.