Prishtinë, LDK deklarohet rreth kufijve të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është shprehur kundër dialogut për kufijtë, duke thënë se kjo paraqet vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të  Kosovës.

Marketing

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve, ai mund të korrigjojë vetëm ‘mexhat’ e arave të veta dhe jo kufijtë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës. Nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës.

Marketing