Prishtinë: Vdes nga koronavirusi gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991, ka vdekur, njofton Qendra Klinike Universitare e Kosovës[ QKUK].

Marketing

Në njoftim thuhet se ajo ishte e diagnostikuar me COVID-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive COVID.

“Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375.