Pritet vendim i Gjykatës për paraburgimin e katër pjesëtarëve të DSK-së

Prokuroria ka urdhëruar për hetimin e katër personave të cilët dyshohen për keqpërdorimin e detyrëz zyrtare në DSK nga periudha praj vitit 2007 deri në vitin 2017 duke e dëmtuar buxhetin e shteti për 50 milion e 670 mijë denarëve.

Marketing

Të dyshuarit, sipas Prokurorisë si nëpunës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim gjatë 10 viteve në 172 raste kanë marrë mjete në të holla dhe në fund të vitit i kanë shkatërruar dëshmitë për marrjen e mjeteve.

Për këtë veprim ata nuk kanë pasur lejen e drejtorit të DSK-së. Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për katër të dyshuarit, njëri prej të cilëve jozyrtarisht mësohet se është Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Sasho Mijallkovit.

Ndërsa tre të tjerët mendohet të jenë Petre Peshovski, Stevo Maxhovski, Kristina Josifovska, gjithashtu të punësuar në DSK. Pritet vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 nëse personat do të paraburgosen.