Pritja e kryeministrit grek Cipras në Shkup

Kryeministri grek, Aleksis Cipras arrit në Qeveri, ku me nderime shtetërore dhe ushtarake u prit nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat qeveritarë.

Marketing

Cipras dhe delegacioni që e shoqëron, rreth orës 9:40, me aeroplan qeveritar arritën në aeroportin në Shkup. E pritën zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas çka u nis drejt Qeverisë.

Vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të parën të ndonjë kryeministri grek, Cipras do ta fillojë me takimin me nikoqirin e tij, kryeministrin Zoran Zaev.
Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Cipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.