Me të gjitha nderimet shtetërore, në pllajën para Qeverisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e pret kancelaren gjerrmane Angela Merkel, e cila sot po qëndron për vizitë të parë zyrtare në Maqedoni.

Merkel njëherit është kancelarja e parë gjermane e cila vjen për vizitë në Maqedoni.

Vizita e saj njëditore është me qëllim që t’i jepet mbështetje vendit tonë për Marrëveshjen e Prespës, por edhe të dërgojë mesazh për sukses të referendumit me të cilin hapen dyert për integrimet euroatlantike të Maqedonisë.

Për detajet e takimit pas një ore në sallën e Qeverisë do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp të kryeministrit të Maqedonisë dhe kancelares gjermane.

Во живо: Свечен пречек на германската канцеларка Ангела Меркел.

Publiée par Zoran Zaev sur Samedi 8 septembre 2018