Pritje të gjata në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

Vazhdojnë kolonat e gjata në pikën kufitare tokësore Serbi – Maqedoni e Veriut. Këto janë veturat e bashkatdhetarëve që po presin të kalojnë kufirin Preshevës e të kthehen në shtëpitë e tyre.

Marketing

“Frekuencë e madhe në pikën kufitare Tabanoc, qytetarët ankohen për pritje të gjata, për hyrje nga Serbia në Maqedoninë e Veriut”.

Për kolonat e stërgjatura u ankuan shumë qytetarë përpara kamerës së TV21, duke deklaruar se kanë pritur deri në tre orë.

“Më shumë se dy orë, tre orë. A janë të mundimshme këto pritje për juve gurbetçarët? Po si nuk janë të mundimshme, 18 orë kemi bërë deri këtu, jo 18 por 24 se e harrova , kemi prit në Gjermani, në Austri në Serbi edhe këtu tre orë, kjo është e tepërt, por nuk kemi çfarë të bëjmë”.

“Në Tabanoc një orë. Shumë rënd me fëmijë të vegjël.Prej ku vini? Prej Zvicre”.

“Një orë kështu diçka. A ju duket gjatë? Po është shumë, kur merr sidomos rrugë të largët”.

“Më tregoni a keni pritur në kufi? Po një dy orë”.

Mirëpo pritje e tollovi nuk u panë në kufirin e Maqedonisë.

“Kemi pritur goxha gjatë. Është e pranueshme, marrë parasysh se është periudha e paradites. Mirë është”.

“Sa keni pritur? Rreth një orë. Me thënë të drejtën në pjesën e Maqedonisë shkon shpejtë, por atje është më ngadalë. Po në dalje të Serbisë është më gjatë, këtu është super”.

Përndryshe prej dje në mesditë e deri sot në pikën kufitare Tabanoc kanë kaluar rreth 35 mijë automjete, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Prej tyre rreth 24 mijë me targa të huaja. Kolona të tilla ka patur gjatë tërë fundjavës poashtu edhe në vendkalimin kufitar Bogorodica dhe Bllacë.

Marketing