Enca Haxhia së shpejti publikon projektin e ri muzikor.

Këngëtarja Enca Haxhia ditët e fundit ka punuar për të finalizuar videoklipin e ri.

Artistja, kohë pas kohe ka ndarë me ndjekësit disa imazhe, të shkëputura nga prapaskenat e videoklipit “Ku mete”.

Me anë të një videoje të fundit, Enca bëri të ditur se pritjes së fansave po u vjen fundit, ngase klipi i punuar nga Max Productional është pothuajse gati.

“Kjo pritje gati ka përfunduar 🤍⌛️#kumete”, janë fjalët e këngëtares sipër videos nga njëra skenë e klipit.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Enca Haxhia.

https://www.instagram.com/p/CBD7qSiACIl/?utm_source=ig_embed