Privohet nga liria 34 vjeçari nga fshati Poroj

Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, sot (12-shkurt) rreth orës 06 e 30 minuta, në rrugën ,,Stasho Pinxhur,, në Tetovë, me urdhër të gjykatësit e kanë privuar nga liria personin A.K. 34-vjeç nga fshati Poroj.

Marketing

A.K është i dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg për vepër penale ,,Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie shpërthyese,,.

Pasi që i njëjti është privuar nga liria dhe mbajtjes së shkurt në Stacionin policorë Tetovë, i njëjti është dorëzuar në burgun ,,Idrizovë,, në Shkup, për vuajtje të dënimit.

Marketing