Ushqimet e caktuara mund të kenë ndikim negativ në shtypjen e lartë të gjakut, posaçërisht ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të kripës.Megjithatë, ka disa ushqime tjera të cilat përmbajnë kalium, magnez e fibra dhe që ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Sipas ekspertëve, kaliumi është mineral i cili ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut duke i balancuar efektet negative që kripa i ka në trupin tuaj.

Në fakt, ata tregojnë se lëngu i portokallit është burim i mahnitshëm i kaliumit.

Kalium mund të gjeni edhe në patate, banane, jogurt dhe në qumësht pa yndyrë.

Edhe tuna është burim i mahnitshëm i kaliumit.

Vlen të cekët se hipertensioni mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, madje mund të shpijë edhe në sulm të zemrës e të trurit, prandaj është e rëndësishme ta kontrolloni atë.

Artikulli paraprakJoaquin Phoenix kryeson nominimet në “BAFTA 2020”
Artikulli tjetërDronët iranianë në lëvizje, forcat amerikane vihen në gatishmëri maksimale