Procesi zgjedhor, “Most”: Zgjedhjet ishin të drejta, demokratike

Zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut kanë kaluar në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, është vlerësimi përfundimtar i Asociacionit “Most”.
Qytetarët morën pjesë në një proces zgjedhor ku në mënyrë të lirë dhe të sigurt, mundën ta shprehin vullnetin e tyre. Administrata zgjedhore në mënyrë efikase e realizoi procesin e votimit nën kushte të veçanta protokollare shëndetësore, për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas vlerësimeve, Asociacionit “MOST” gjatë ditës së zgjedhjeve u vërejtën vetëm disa raste të izoluara të parregullsive të cilat nuk ndikuan në cilësinë e procesit zgjedhor.
Sa i përket fushatës zgjedhore theksojnë se ajo kaloi në një atmosferë të relaksuar dhe pa incidente. Përjashtim kanë qenë rastet e fushatës negative dhe shfrytëzimi i retorikës së nacionalizmit.
Sa i përket keqpërdorimit të resurseve shtetërore, Komisioni shtetëror për parandalimin e Korrupsionit ka vepruar mbi 6 parashtresa të ngritura nga MPB dhe 3 nga person i panjohur.
Nga “Most” theksojnë se në këto zgjedhje nuk është vërejtur numër më i madh i votuesve të cilët nuk kanë mundur ta gjejnë vetën në listën zgjedhore,ndërsa përhapja e spekulimeve në opinion për të njëjtin, bëhet me qëllim të prishjes së besimit për procesin zgjedhorë.
“Most” vlerëson se gjatë kësaj periudhe KShZ ka punuar në mënyrë efikase dhe kolegiale dhe se në mënyrë pozitive vlerësohet transparenca në punën e saj.
Sipas tyre, sulmi ndaj faqes së internetit të KShZ-së dhe koha kur është bërë jep indicie për dyshim se bëhet fjalë për sulm të planifikuar më herët që ka për qëllim prishjen e besimit ndaj procesit zgjedhorë.
Aktivitetet e vëzhgimit “Most” i ka filluar më 1 qershor. Nga vëzhguesit vendorë, Asociacioni “Most” kishte numrin më të madh të vëzhguesve edhe atë 900 vëzhgues në 696 vendvotime dhe 55 ekipe mobile.