Procesorët e rinj Ryzen 5000G premtojnë eksperiencë gaming pa një kartë grafike të dedikuar

AMD prezantoi ditën e sotme gjeneratën më të fundit të procesorëve me grafika të integruara njohur edhe si APU, seritë Ryzen 5000G. Ato përdorin të njëjtën arkitekturë si procesorët desktop Ryzen bazuar në arkitekturën Zen3 dhe duhet tu ofrojnë konsumatorëve një çmim mjaft të volitshëm.

Ryzen 5000G bazohet në arkitekturën 7-nanometër Zen 3 dhe përfshijnë grafikat e integruara AMD Vega 8. Modeli më i fuqishëm është Ryzen 7 5700G me 8 bërthama dhe 16 threads si frekuencë bazë 3.8Ghz e turbo 4.6Ghz.

5700G përmban tetë bërthama grafika duke siguruar një eksperiencë të kënaqshme gaming. Gjithashtu ky procesor tani ofron mbështetje për RAM DDR4-3200Mhz.

Marketing

Procesori më pak i fuqishëm është Ryzen 3 5300G me 4 bërthama dhe 8 threads. Frekuenca bazë e tij është 4.0Ghz po që mund të shkojë deri në 4.2Ghz.

Duke qenë se është modeli më buxhetor i serive Ryzen 5000G ka grafika më pak të fuqishme me frekuencë 1.7Ghz dhe vetëm 6 bërthama grafike.

Çdo APU Ryzen 5000G ka një version 5000GE. Këto versione kanë kërkesë më të ulët fuqie duke konsumuar vetë 35W në vend të 65W. Ato mund të aplikohen në harduerë plotësisht të integruar që kërkojnë konsum të ulët energjie.

Krahasuar me Core i7-10700 AMD thotë se APU janë 38% më të shpejta në krijim përmbajtje dhe 35% në produktivitet. Grafikat e integruara Vega 8 janë deri në 2.17 herë më të shpejta sesa grafikat Intel në gaming.

Aktualisht AMD do të ofrojë procesorët e rinj vetëm për prodhuesit e kompjuterëve.

Përveç APU-ve të rej AMD lançoi në heshtje dy procesorë të rinj. Ryzen 9 5900 dhe Ryzen 7 5800 duke e çuar në 12 numrin total të procesorëve Ryzen 5000.

Ryzen 9 5900 ka 12 bërthama dhe 24 threads me frekuencë bazë 3.0Ghz dhe turbo 4.7Ghz ndërsa Ryzen 7 5800 ka 8 bërthama dhe 16 threads me frekuencë bazë 3.4Ghz dhe turbo 4.6Ghz. /PCWorld Albanian

Marketing