Prodhimet teknike, makth për qytetarët

Telefonat mobil, televizorët, lavatriçet, makinat për larje të enëve… u gjetën në krye të listës së gjatë të prodhimeve teknike për funksionimin jo të rregullt e për të cilat ankohen më së shpeshti qytetarët. Ata çdo ditë parashtrojnë ankesa për mungesa të ndryshme softuerike ose dëmtime mekanike. Në nivel vjetor, prej 500 deri në 800 paraqitje nga qytetarët arrijnë në Inspektoratin shtetëror të tregut, dhe të njëjtat kanë të bëjnë me mungesë të prodhimeve teknike që i kanë blerë, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

“Numri më i madh i ankesave është nga konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga prodhimet teknike. Numri i ankesave prej viti në vit ndryshon dhe lëvizë prej 500 deri në 800. Konsumatorët më së shumti kanë ankesa për atë që prodhimi u prishet para afatit të garancisë, gjatë së cilës është paraparë që i njëjti mund të riparohet më së shumti tre herë. Nëse prodhimi prishet për herë të katërt, ndërsa garancia ende është e vlefshme, konsumatori ka të drejtë që nga tregtari të kërkojë ndërrim të prodhimit me prodhim të ri, ose nga ana tjetër, t’i kthehet shuma që ka paguar për prodhimin që e ka blerë”, shpjegojnë nga Inspektorati shtetëror i tregut. Prej atje informojnë se ankesat mund të parashtrohen me dërgimin e të gjitha dokumenteve si llogaria fiskale, lista garantuese dhe të ngjashme edhe në formë elektronike edhe në letër. Pas pranimit të ankesës, e njëjta do të dorëzohet në Inspektoratin shtetëror të tregut për punë, ndërsa afati për të vepruar varësisht nga kompleksiteti i ankesës është prej 15 deri në 30 ditë.

Nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë thonë se vitin e kaluar kanë patur 2886 këshillime, ndërsa shumica e ankesave kanë qenë për mosrespektimin e të drejtës për ndërrim të prodhimeve teknike që u ka munguar ndonjë gjë, prodhimeve jo kualitative, të cilët menjëherë kanë paraqitur ndonjë mungesë, si për shembull telefoni celular që është prishur pas disa orëve prej momentit që është marrë në përdorim. Pastaj qytetarët janë ankuar edhe për metodën e servisimit të prodhimeve teknike, kur prodhimi i njëjtë është servisuar më shumë se tre herë derisa ka qenë nën garanci, në vend se ai prodhim të ndërrohet me prodhim në rregull ose t’i kthehen paratë. “Kur bëhet fjalë për prodhime që prishen menjëherë pas blerjes, konsumatorët më së shpeshti refuzojnë të pranojnë që prodhimi duhet të servisohet dhe kërkojnë prodhim të ri nga tregtari, por tregtari nuk pranon një gjë të tillë”, thonë nga OKM.
Prej atje theksojnë se janë shpeshtuar paraqitjet nga konsumatorët se u është dërguar prodhim i dëmtuar mekanik. Gjegjësisht, gjatë dërgimit të prodhimit, derisa është ende i paketuar, qytetarët nënshkruajnë se kanë pranuar prodhimin duke mos ditur se është i dëmtuar, ndërsa me nënshkrimin vërtetojnë se ata e kanë marrë prodhimin në gjendje të rregullt. Nga OKM thonë se në këtë mënyrë, konsumatori vendoset në pozitë të palakmueshme gjatë dërgesës, korrieri për shkak të ngutjes e bie konsumatorin në pozitë që mos të kontrollojë nëse prodhimi në të vërtetë është në rregull dhe i padëmtuar, dhe nënshkruan duke i besuar korrierit. Shumica e rasteve kanë të bëjnë me prodhimet e mëdha nga teknika e bardhë ose prodhimet e tjera teknike si p.sh televizorët, lavatriçet dhe të ngjashme.

“Konsiderojmë që kontrolli duhet të jetë i përforcuar gjatë importimit të prodhimeve teknike dhe në treg, në mënyrë që të rritet besimi tek konsumatorët kur të blejnë aparate dhe pajisje”, thotë Marjana Llonçar Vellkova nga OKM. Para se të lëshohen në treg, prodhimet teknike kontrollohen nga Drejtoria doganore ndërsa nëse ekziston dyshimi për sigurinë dhe cilësinë e prodhimeve të caktuara, në bazë të kontrollit të dokumenteve të parashtruara nga importuesi dhe markimin e prodhimeve, informohet Inspektorati të veprojë sipas kërkesës së tyre.

“Në lidhje me mendimet e konsumatorëve se në tregun e Maqedonisë shiten prodhime e defekte të fshehura, vështirë të vërejtura, mendimet e atilla ne nuk mund t’i vërtetojmë. Duhet të theksohet se te prodhimet teknike është shumë me rëndësi si shfrytëzohen dhe si përdoren nga ana e konsumatorëve. Shfrytëzimi në mënyrë të rregullt ua vazhdon afatin e përdorimit të prodhimit”, thonë nga ISHT. (koha.mk)

Marketing