Prodhuesit e tekstilit ankohen për pagën minimale, paralajmërojnë largim nga puna

Mbi 5.000 persona mund të mbesin pa punë për shkak të vendosjes së pagës minimale dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ta shfuqizojë vendimin e normuar, ndërsa disa kompani, nga të cilat një pjesë e investitorëve të huaj, tashmë largohen nga vendi, paralajmërojnë prodhuesit e tekstilit.

Ata sot në konferencën për media në Odën Ekonomike të Maqedonisë edhe një herë kërkuan që 50 përqindëshi i paraparë i kontributeve që duhet të paguhen veprimtaritë intensive të punës, të drejtohen nga punëtorët.

“Nuk na nevojitet përkrahje për pagën minimale, por për pagat më të larta, që t’i stimulojmë punëtorët dhe ta rrisim produktivitetin”, theksoi kryetarja e Klasterit për tekstil, Marjana Perkovska.

Sipas saj, Qeveria duhet t’i përshpejtojë reformat në ekonomi. Shumë kohë shpenzon në çështjen për emrin dhe në probleme të tjera politike.

Prodhuesit e tekstilit u ankuan edhe se pas sjelljes së pagës minimale praktikisht janë shndërruar në ndërmarrje sociale. Janë sjellë në situatë që të marrin kredi që të sigurojnë paga.

“Rreth 80 për qind e të hyrave të përgjithshme të kompanive të tekstilit shkon për paga që është shumë. Paga minimale është e papërmbajtur në çfarëdo kuptimi, në aspekt të produktivitetit, përgatitjes teknike, konkurrencës”, potencon Perkovska.

Kryetari i Organizatës së punëdhënësve Angel Dimitrov, tha se prodhimtaria e rrobave në periudhën janar-shkurt të vitit 2018 është zvogëluar për katër për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa prodhimtaria e lëkurës për 6,3 për qind.

“Vazhdon rënia e prodhimtarisë për shkak të zvogëlimit të numrit të punëtorëve”, theksoi Dimitrov.

Në industrinë e tekstilit punojnë 35.000 persona ose gjithsej 40.000 së bashku me industrinë e lëkurës.

evn