Prodhuesit e vaksinave arrijnë në Shkup

Të gjitha vaksinat të cilat u gjetën me deklarata me afat të skaduar janë nga prodhuesi i tyre origjinal, gjegjësisht nga firma Glakso Smith Kline nga Belgjika. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar vetë përfaqësuesit e kësaj kompanie gjatë takimit të paradites që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë. Venko Filipçe tha se janë në pritje të rezultateve të Agjencisë së Ilaçeve Malmed nga kontrolli inspektorial për të parë nëse janë gjetur lëshime të caktuara nga ana e kompanisë distributore “MakedonijaLek”.

Marketing

Nga kjo e fundit nuk pranojnë të japin informata nëse është rritur numri prej 635 kutive të vaksinave të cilat u gjetën nëpër Qendrat e vaksinimit me deklarata me afat të skaduar gjatë kontrollit të ditëve të fundit. Kontrolli do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Ndryshe, në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup sot janë hospitalizuar gjashtë raste të reja me fruth. Katër prej tyre janë fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 2 vjet e gjysmë, pjesëtarë të çerdhes “Dielli” nga lagja Lisiçe e Aerodromit, ndërkaq njëri është fëmijë nga lagja Radishan, derisa rasti tjetër është vajzë e moshës 24 vjeçare. Për momentin në hospitalizim ndodhen 20 pacientë me fruth shumica e të cilëve janë fëmijës të çerdhes “Dielli”. Të gjithë fëmijët janë të pa vaksinuar me vaksinën MRP ndërkaq statusi vaksinal i vajzës 24 vjeçe nuk dihet ende.

Nëpër punktet vaksinale deri më sot 1894 persona e kanë pranuar vaksinën kundër fruthit.

Marketing