Prof. Jeton Shasivari përgënjeshtron lajmet se do të jetë kandidat në zgjedhjet lokale

Në një prononcim për Tetova Sot, profesori universitar i drejtësisë Jeton Shasivari demantoi lajmet e plasuara në disa media se do të jetë kandidat i ndonjë subjekti politik në zgjedhjet lokale për Komunën e Tetovës. Prof. Shasivari mbetet i përkushtuar në veprimtarinë profesionale të arsimimit sipëror juridik në gjuhën shqipe në RMV.

Marketing

Në vigjilie të zgjedhjeve Lokale sipas të gjitha gjasave që do të mbahen në vjeshtë, partitë politike po përgatiten për një garë të tillë pa mos lënë anash edhe emrat e kandidatëve të mundshëm.

Njëri ndër këta emra që u përfol se do të kandidojë për ASH-në ishte profesori universitar në UEJL, profesor i të drejtës Kushtetuese, Jeton Shasivari por që ky i fundit demantoi përmes TetovaSot se ai nuk do të jetë një kandidat për kreun e Komunës i partisë opozitare që janë në një koalicion me Alternativën dhe me gjasë do të ndihmohen edhe nga VMRO-DPMNE .sha

Marketing