Profesioni i mësuesit është i shenjtë dhe duhet ti jepet vendi i merituer në shoqëri

Nehat Jahiu

Profesioni i mësuesit është mjaftë i mirë, por edhe shumë i vështirë. Kjo thënie aq kuptimplote dhe aq e thellë mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e atyre arsimtarëve apo edukatorëve, që këtë profesion e konsiderojnë si të tillë: të mirë, të vështirë dhe shumë me përgjegjësi. Që të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar, që të ndikosh drejtë te brezi i ri, duhet të jesh shembull i mirë. Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes së tij ndikon drejtëpërsëdrejti në trajtimin e personalitetit të brezit të ri, prandaj ai duhet të jetë i sinqertë, i drejtë, i ngritur dhe i arsimuar në shkallë të duhur, të ketë pikëpamje të drejta e të qarta, kulturë të gjërë shkencore, të luftojë primitivizmin dhe të kontribojë në ngritjen arsimore e kulturore. Mësuesi si edukator i gjeneratës së re, të cilit i është besuar kjo detyrë shumë e rëndësishme, duhet të jetë shembull për nga cilësitë e karakterit, ndër të cilat në radhë të parë duhet të numërojmë modestinë, si vyrtyt shumë i lartë i njeriut. Ky profesion, profesioni i mësuesit, edukatorit është i rëndësishëm, sepse mësuesi i mëson dhe edukon lulet më të bukura – të vegjëlit dhe të rinjtë, brezin e ardhshëm.
Mësuesi duhet të arsimojë dhe edukojë brezin e ri, ta pajisë me tërë atë që do t’i kontribojë zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë. Nisur nga kjo, duhet thënë se para mësuesit – mësimdhënësit, edukatorit dhe profesorit shtrohen detyra të rëndësishme. Mësuesi, jo vetëm që është transmetues i shkencës dhe kulturës, i traditës dhe historisë njerëzore, por edhe i vlerave materiale e morale. Puna e mësuesit nuk është punë e rëndomtë e një punëtori apo e një nëpunësi, punë e një zejtari, por është punë që kërkon para së gjithash, ideal. Sepse, ai ka në duart e veta forcën subjektive të zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë, ka në duar dhe duhet të edukojë gjeneratën e re, e cila duhet ta zëvendsojë të vjetrën. Në duart e mësuesit nuk do të jenë vetëm punëtorët dhe ekspertët e ardhshëm të veprimtarive të ndryshme, por do të jenë edhe shkencëtarët edhe letrarët, edhe piktorët dhe skulptorët e shumë e shumë talentë të tjerë të profesioneve të ndryshme. Prandaj, është detyrë e mësuesit, që këta talentë t’i zbulojë dhe t’u japë mundësi për zhvillim të plotë. Mësuesi duhet të punojë jo vetëm për aftësim intelektual të nxënësve, por edhe për aftësimin e përgjithshëm, për zgjërimin e kulturës në të gjitha fushat, t’i aftësojë për të kuptuar dhe për ta adhuruar artin, sepse atë mund ta kuptojnë vetëm njerëzit e ngritur në këtë pikëpamje.
Funksioni i mësuesit gjatë jetës nuk do të jetë vetëm dhënia e mësimit, por edhe edukimi i drejtë i brezave të rinj. Do të mbështeten në synimet dhe idealet e zhvillimit shoqëror, duke mbjellë kështu farën e ardhmërisë më të mirë dhe më të lumtur.
Dihet mirëfilli se, të gjithë mësuesit e mirë, njëkohësisht kanë qenë njërëz me ideale dhe e kanë dashur arsimin dhe punën edukative, kanë dhënë gjithë mundin për arsimin dhe edikimin e drejtë të gjeneratave të reja. Mësuësit e vyeshëm edhe nëse nuk kanë lënë vepra të shkruara, kryevepra e tyre është puna edukative me brezat e rinj, me masat e gjëra popullore. Mësuesi gjithmonë ka qenë edhe mbetet njeriu më i afërtë i masave popullore. Edukimi i atij brezi të ri do të bëjë punën e mësuesit të përjetshme. Sado e vogël dhe e thjeshtë të duket kjo punë e mësuesit, ajo shkruhet në analet e shkollës, edhe pse mësuesi atë nuk e shkruan me laps, por me punë dhe me mund. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se puna e mësuesit gjatë jetës do të mbështetet në ideal dhe në pasion për përparim kombëtar…

-Duhet të jemi syçelë dhe ti themi gjërat troç e shqip kur ndodhë ndonjë rast me ndonjë “mësues” që keqpërdor profesionin e tij të mësuesisë ndaj nxënëses apo…Ai nuk është mësues, por rastësisht ushtron këtë profesion, kështu që për një plesht nuk duhet të djegim mbulesën ( jorganin).

– Mësuesi duhet gjithnjë të kryej misionin e tij të shenjtë me nder dhe sinqeritet dhe të mbroj interesin e nxënësëve si të fëmijëve të vet, por ama edhe vlera e mësuesit duhet të ruhet si nga nxënësit, prindri e mbi të gjitha nga shoqëria e jo të lihen si njerëz pa mbrojtje, pa vlerë dhe çdokush ta rrënoj vlerën dhe integritetin e tyre si në aspektin moral njashtu edhe në atë matrial.

Ku është vlera e një mësuesi sot në shoqërinë tonë? Sot një rrugaç ka më shumë vlerë se një mësues. Për vlerësimin e një mësuesi sot vendos një rrugaç i cili nëpërmjet politikës e degradon një arsimtar të mirëfilltë dhe i nderhy në punën e tij profesionele se si duhet të veproj mësuesi.

Të githë politikanët, funksionarët dhe pushtetarët që mbajnë poste të ndryshme kanë kaluar nëpër duart e mësuesit nëpër bangat shkollore dhe kanë arritur aty ku gjenden sot.

Si e lejojnë dhe nuk kanë ndërgjegje njerëzit e tillë që bartin poste të larta nëpër institucione mos ta kthejnë kokën nga mësuesit e tyre dhe të mbrojnë dinjitetin e tyre moral dhe matrial dhe mësuesi ta ketë vendin e merituar e jo sot rëndësia dhe dinjitetit i tyre të çvelerësohet nga njerëz të paciptë.

Mësuesi ( mësuesja) duhet ta ketë vlerën e vet si në shkollë, si në rrugë, si në çdo vend tjetër publik, sepse është personaliteti i cili mësoi dhe edukoi gjeneratë pas gjenerate të reja dhe të rinj dhe mu këta sot duhet të ngrisin zërin dhe të mbrojnë integritetin e mësuesit dhe ai ose ajo ta kenë meritën e tyre e jo të lihen anësh nëçdo aspekt dhe mos të respektohen nga askush.

Ka shumëçka për të thënë për mësuesin- mësuesen dhe rëndësinë e tyre që ka në profesionin e tyre të shenjtë në shoqëri, por në këtë rast po e mbylli këtë shkrim duke apeloruar deri tek njerëzit që udhëheqin me shtetin dhe me instucionet që nga ato komunale dhe deri në instancat më të larta shtetrore që të kthejnë kokën nga institucionet arsimore dhe të ju krijojnë kushte të volitshme nxënësve dhe mësimdhënësve dhe mos të harrojnë se të gjithë këta ishim mësuar dhe edukuar mu nga këta mësuese dhe mësues dhe mësuese dhe sot mos të degradohet siç është degraduar misioni i mësuesit si në aspektin moral dhe në ate matrial